Trumpi financon vetëm universitetet që i binden?

05 tetor 2025 | 12:13

Po përpiqet Trump të joshë universitetet me fonde? Duket se ai do t’u ofrojë disa universiteteve fonde nëse ato plotësojnë kërkesa të caktuara, si kufizimin e numrit të studentëve të huaj.

Kohët e fundit, një gjykatë në SHBA e ndaloi bllokimin e fondeve për universitetin elitar të Harvardit. Tani Presidenti amerikan Donald Trump po josh disa nga universitetet më të mira të vendit me grante të mëdha për t’i sjellë ato në linjën e qeverisë. Disa media amerikane raportuan se Shtëpia e Bardhë u ka dërguar letra nëntë institucioneve kryesore të arsimit të lartë. Me gjasa aty u bëhet thirrje drejtuesve të universiteteve që t’i përmbaheshin disa parimeve të caktuara të qeverisë. Në këmbim universitetet do të merrnin akses preferencial në financimin e kërkimit shkencor dhe përfitime të tjera.

Universitetet duhet të ndalojnë çfarë “mund të ndëshkojë, poshtërojë ose edhe të nxisë dhunë kundër ideve konservatore”, citon New York Times nga letra. Krahas kësj bëhet thirrje për një kufizim në numrin e studentëve ndërkombëtarë dhe një ngrirje të tarifave të shkollimit. Institucioni përkatës duhet gjithashtu të angazhohet për përkufizime të rrepta të gjinisë.

Newsom: “Marrëveshje radikale”

Guvernatori demokrat i Kalifornisë dhe kundërshtari i Trump, Gavin Newsom, e kritikoi këtë veprim, duke e quajtur atë një “marrëveshje radikale”. Edhe ai ushtroi presion mbi universitetet e Kalifornisë, duke argumentuar se ato do të humbisnin miliona të fonde të shtetit federal, nëse do ta nënshkruanin marrëveshjen. California nuk do të mbështesë kampuset që heqin dorë nga liria akademike, tha Newsom.

Kreu i një këshilli të lartë në Universitetin e Teksasit – i emëruar nga guvernatori republikan i shtetit – konfirmoi se ky universitet e ka planifikuar programin e ri. Ndihemi të “nderuar” që Universiteti i Teksasit u përzgjosh si një nga nëntë institucionet për përfitime të mundshme financimi, thuhet.

Rritet presioni ndaj botës shkencore

Administrata e Trumpit ka rritur presionin mbi botën akademinë javët e fundit. Nga administrata e re vijnë akuza, se disa universitete se kanë orientim të majtë liberal dhe nuk marrin masa të mjaftueshme kundër antisemitizmit. Si reagim iu tërhoqën fondet këtyre universiteteve. Universiteti i Kolumbias në Nju Jork, ndër të tjera, pranoi disa nga kërkesat e administratës. Edhe Universiteti i Harvardit u prek nga kjo masë, por në fillim të shtatorit, një gjykatë federale vendosi që ngrirja e fondeve ishte e paligjshme dhe se fondet duhet të livrohen. /DW

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Koalicioni me shirit ngjitës Taravari, Sela dhe Ahmeti janë në…