Trumpi i çon letër Vuçiqit

08 korrik 2025 | 08:31

Presidenti Donald Trump ka vonuar zyrtarisht vendosjen e tarifave më të larta për importet amerikane, ndërsa ka dërguar letra në 14 vende, përfshirë edhe Serbinë për t’i informuar se do t’i zbatojë masat e ashpra që në prill i pati shtyrë për një periudhë kohore.

Zhvillimi i fundit vjen derisa një pauzë 90-ditore që Shtëpia e Bardhë vendosi në disa nga taksat e saj më agresive të importit do të skadonte këtë javë.

Trump iu ka nisur letra të ngjashme liderëve të Afrikës së Jugut, Malajzisë, Mianmarit, Laosit dhe Kazakistanit, duke thënë se do t’i godasë me tarifa produktet e tyre, prej 25 deri në 40 për qind.

Mes tyre u publikua edhe letra për presidentin serb Aleksandar Vuçiq të cilin e njoftonte se tarifat tani e tutje janë 35 % për mallrat serbe që do të eksportohen në ShBA.

Ai paralajmëroi atë po ashtu se nëse ndaj këto masa do të përgjigjen me tarifa të tyre, vlera e caktuar do t’i shtohet tashmë tarifës së vendosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, do të dalë…