Trumpi i kërkon Vuçiqit që Serbia ta njohë Pavarësinë e Kosovës

15 shkurt 2019 | 13:41

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq, që Serbia ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

Shefi i Qeverisë amerikane i ka dërguar një letër presidentit Vuçiq me rastin e Pavarësisë së Serbisë, ku përveç urimit, e ka potencuar edhe rëndësinë e arritjes së një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan “RTS”.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të patundura në përpjekjen tuaj të shenjtë për të thelluar bashkëpunimin rajonal. Veçanërisht në çështjen e normalizimit të marrëdhënieve më Kosovën”.

“Një marrëveshje historike, me një pranim të ndërsjellë në thelb, do të ndërtonte rrugën e Serbisë drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE”, ka shkruar presidentin Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka mbërritur sot…