Trumpi i shkruan letër edhe Vuçiqit (Dokument)

20 dhjetor 2018 | 16:47

Pas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ia ka dërguar një letër edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Në këtë letër, Trumpi i ka thënë Vuçiqit se nuk duhet të humbet shansi i madh për të arritur një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila sipas tij do të ndikonte në stabilitet, paqe, siguri dhe rritje ekonomike.

“Duke qenë se keni hyrë në fazën e fundit të arritjes së një marrëveshje me Kosovën, që do të sillte një vendosje afatgjate të paqes në rajon, do të iu inkurajoja që të shfrytëzoni momentin për të marrë vendime që do të balanconin interesin e të dy shteteve. Do të ishte një regres i madh, nëse humbet kjo mundësi, për paqe, stabilitet, siguri dhe rritje ekonomike”, është thënë në letrën e Trumpit dërguar Vuçiqit.

Presidenti amerikan u ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës të distancohen nga veprimet të cilat do të pengonin arritjen e marrëveshjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i Partisë Demokratike…