Trumpi i shkruan letër Hotit

09 tetor 2020 | 10:51

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka shkruar letër kryeministrit Avdullah Hotit, për të falënderuar për pjesëmarrjen e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Në letër Trump shkruan se e vlerëson zotimin Kosovës për të siguruar paqen në Ballkan.

“E vlerësoj dhe e ndaj zotimin tuaj të palëkundur për të siguruar stabilitetin dhe paqen në Ballkan dhe në botë. Unë mezi pres të vazhdojmë të forcojmë partneritetin midis kombeve tona dhe u dërgoj urimet e mia më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, ka shkruar Trump.

“Faleminderit president Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë-SHBA”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit