Trumpi ia shtrëngon duart Osmanit pas nënshkrimit të dokumentit Bordit të Paqes
22 janar 2026
| 12:19
Gjatë nënshkrimit të dokumentit të Bordit të Paqes në Davos, presidenti amerikan Donald Trump dhe presidentja Vjosa Osmani para nënshkrimit të këtij dokumenti shihen duke biseduar kokë me kokë.
Trump edhe pas nënshkrimit të këtij dokumenti ia ka shtrënguar duart presidentes Osmani.
Ky bord është pjesë e planit të Trumpit për të rindërtuar Gazën.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është në mesin e nënshkruesve, pasi Kosova ka pranuar të jetë pjesë e Bordit.
Ceremonia po zhvillohet në Davos të Zvicës, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.



