Trumpi kërcënon Afganistanin

21 shtator 2025 | 11:37

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Afganistanin se “do të ndodhin gjëra të këqija”, nëse nuk ia kthen Shteteve të Bashkuara bazën ajrore të Bagramit.

Në të kaluarën, udhëheqësit talibanë të Afganistanit nuk kanë pranuar të heqin dorë nga kjo bazë.

Dy ditë më parë, Trump njoftoi se Uashingtoni synon ta rimarrë bazë e madhe ajrore në veri të Kabulit, e cila ishte nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara deri në tërheqjen e papritur të ushtrisë amerikane në vitin 2021.

Trump ka përmendur vendndodhjen e bazës në afërsi të Kinës si arsyen kryesore për rimarrjes e saj nga SHBA-ja.

“Nëse Afganistani nuk e kthen bazën ajrore të Bagramit tek ata që e ndërtuan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjëra të këqija do të ndodhin”, tha Trump mbrëmjen e 20 shtatorit në një postim në rrjetet sociale.

Më vonë, duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ai e përsëriti kërcënimin, por nuk dha hollësi e as nuk shpjegoi se çfarë gjëra të këqija do të mundë të ndodhshin.

“Ne po flasim tani me Afganistanin, dhe e duam atë [bazën] përsëri, dhe e duam shpejt, menjëherë. Dhe, nëse ata nuk e bëjnë – nëse ata nuk e bëjnë, do ta mësoni vetë çfarë do të bëj”, u tha ai gazetarëve.

Talibanët – të goditur nga trazirat, fatkeqësitë natyrore, varfëria dhe sulmet terroriste – kanë tentuar t’i përmirësojnë lidhjet me bashkësinë ndërkombëtare, dhe Rusia mbetet i vetmi vend që deri tani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me ta.

Dy ditë më parë në Londër, Trumpi la të kuptohej se talibanët po bisedonin me Uashingtonin për çështje të papërcaktuara.

“Po përpiqemi ta marrim përsëri sepse ata [liderët talibanë] kanë nevojë për gjëra nga ne”, tha Trump në një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

“Por, një nga arsyet që e duam atë bazë është sepse, siç e dini, është një orë larg nga vendi ku Kina prodhon armët e saj bërthamore. Pra, shumë gjëra po ndodhin”, shtoi Trump.

BAZA AJRORE E BAGRAMIT NË AFGANISTAN

Baza ajrore e Bagramit është një aeroport ushtarak dhe ndodhet rreth 40 kilometra në veri të Kabulit. Ajo u ndërtua nga Bashkimi Sovjetik në vitet ‘50, dhe më pas shërbeu si qendra kryesore për operacionet e SHBA-së dhe NATO-s në Afganistan nga viti 2001 deri në tërheqjen e forcave amerikane në gusht të vitit 2021.

Vendet perëndimore kanë thënë se Afganistani duhet së pari ta përmirësojë gjendjen e të drejtave të njeriut, sidomos në lidhje me trajtimin e grave dhe vajzave.

Sipas gazetës Wall Street Journal, e cila citoi burimet e veta, zyrtarët amerikanë dhe talibanët kanë biseduar për mundësinë që ushtria amerikane ta përdorë Bagramin si “pikënisje” të misioneve të saj kundër terrorizmit.

Ekspertët thonë se, edhe nëse talibanët e lejojnë ushtrinë amerikane në Bagram, baza do të duhej të mbrohej nga kërcënimet e grupeve terroriste Al-Qaeda dhe Shteti Islamik, të cilat ende veprojnë në Afganistan.

Bagrami, megjithëse i ndërtuar nga sovjetikët, u modernizua dhe u zgjerua tejet shumë nga ushtria amerikane. Ajo ishte baza më e madhe amerikane në Afganistan dhe shërbeu si komandë qendrore gjatë 20 vjetëve të pushtimit.

Baza e Bagramit iu dorëzua qeverisë së atëhershme afgane në korrik të vitit 2021, disa javë para tërheqjes kaotike të trupave amerikane dhe marrjes së pushtetit nga talibanët.

Sipas gazetës Wall Street Journal, e cila citoi burimet e veta, zyrtarët amerikanë dhe talibanët kanë biseduar për mundësinë që ushtria amerikane ta përdorë Bagramin si “pikënisje” të misioneve të saj kundër terrorizmit, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Ekspertët thonë se, edhe nëse talibanët e lejojnë ushtrinë amerikane në Bagram, baza do të duhej të mbrohej nga kërcënimet e grupeve terroriste Al-Qaeda dhe Shteti Islamik, të cilat ende veprojnë në Afganistan.

Bagrami, megjithëse i ndërtuar nga sovjetikët, u modernizua dhe u zgjerua tejet shumë nga ushtria amerikane. Ajo ishte baza më e madhe amerikane në Afganistan dhe shërbeu si komandë qendrore gjatë 20 vjetëve të pushtimit.

Baza e Bagramit iu dorëzua qeverisë së atëhershme afgane në korrik të vitit 2021, disa javë para tërheqjes kaotike të trupave amerikane dhe marrjes së pushtetit nga talibanët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dizajneri i llogos së UÇK-së, Adnan Asllani u ka bërë…