Trumpi kërcënon Iranin pas ultimatumit: Do të shkatërrohet totalisht

23 mars 2026 | 08:39

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani do të përballet me një “shkatërrim total”, duke iu referuar ultimatumit mbi centralet elektrike.

Në një intervistë për televizionin izraelit Canale 13, Trump tha se rezultati i këtij ultimatum do të jetë “shumë pozitiv” dhe se plani do të “funksionojë në mënyrë të shkëlqyer”. Ai shtoi se së shpejti do të zbulohet se çfarë do të ndodhë me masat e propozuara ndaj Iranit.

Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një periudhë tensioni mes SHBA dhe Iranit, ku marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar për shkak të luftës së nisur në Lindjen e Mesme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Invalidi i luftës së UÇK-së, Shaban Haliti, ka vendosur që…