Trumpi kërcënon se do t’i ndërpresë fondet për zjarret në Kaliforni

04 nëntor 2019 | 09:46

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar se do t’i ndërpresë fondet federale për zjarret në Kaliforni.

Afro 100 000 hektarë tokë janë shkatërruar nga zjarret e javëve të fundit në këtë vend, ndërsa mijëra njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë.

Trump, përmes një postimi në “Twitter”, e ka fajësuar guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom, duke thënë se ka bërë “punë të tmerrshme në menaxhimin e pyjeve”.

Disa nga zjarret këtë vit kanë djegur zona të paparashikuara.

“Çdo vit, kur Kalifornia digjet, ndodh e njëjta gjë dhe ai kërkon ndihmë nga qeveria federale. Nuk ka më”, ka shkruar Trumpi në “Twitter”.

Newsom, i cili ka qenë shumë kritik ndaj politikave mjedisore të Trumpit, është përgjigjur duke thënë se presidenti “nuk beson në ndryshimet e klimës”.

Sipas një studimi të Akademisë Kombëtare të Shkencave në ShBA, temperaturat e rritura për shkak të ngrohjes globale po shkaktojnë zjarre të mëdha në Kaliforni, pavarësisht se sa i lagësht ka qenë dimri i mëparshëm.

Presidenti Trump ka bërë një kërcënim të ngjashëm edhe vitin e kaluar, kur zjarret më vdekjeprurëse në historinë e Kalifornisë kanë lënë të vdekur së paku 86 njerëz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës…