
Trumpi konfirmon bisedën me Putinin: Lufta mes Izraelit dhe Iranit duhet të përfundojë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tregoi për telefonatën që pati me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin dhe publikoi detaje të bisedës mes dy liderëve.
Ai thekson se njëjtë si ai, edhe Vladimir Putini kërkon përfundimin e konfliktit mes Iranit dhe Izraelit.
“Vladimir Putini mendon, ashtu si unë, se kjo luftë midis Izraelit dhe Iranit duhet të përfundojë, dhe unë e kam shpjeguar se edhe lufta e tij duhet të përfundojë”, tha Trumpi në rrjetin social Truth, duke raportuar se biseda telefonike zgjati rreth një orë.
Edhe Shtëpia e Bardhë konfirmoi telefonatën midis presidentit të ShBA-së, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.
“Presidenti Putin më telefonoi këtë mëngjes për të më uruar me mirësi ditëlindjen, por më e rëndësishmja për të folur për Iranin, një vend që ai e njeh shumë mirë. Ne folëm gjatë për këtë. Ai beson, ashtu si unë, se kjo luftë midis Izraelit dhe Iranit duhet të marrë fund. I shpjegova atij se edhe lufta e tij duhet të marrë fund”, ka thënë kreu i Shtëpisë së Bardhë.