Trumpi kritikon Britaninë për mospjesëmarrje në sulmet ndaj Iranit

03 mars 2026 | 11:41

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kritikoi Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se marrëdhënia midis dy vendeve “nuk është si më parë”.

Duke komentuar vendimin e Britanisë për të mos marrë pjesë në sulmet e para izraelite dhe amerikane ndaj Iranit, Trump i tha gazetës The Sun se Amerika nuk ka nevojë për Britaninë për të kryer operacione ushtarake në Lindjen e Mesme, por shtoi se kryeministri i këtij vendi, Keir Starmer, “nuk ka qenë i dobishëm”.

Ai gjithashtu lavdëroi Francën dhe Gjermaninë si aleate, duke thënë se “tani kemi marrëdhënie shumë të forta me vendet e tjera në Evropë”.

Starmer tha më 1 mars se do t’i lejojë Shtetet e Bashkuara që t’i shfrytëzojnë bazat ushtarake britanike për sulme mbrojtëse.

Megjithatë, këto baza nuk u përdorën në sulmet fillestare ndaj Iranit, që nisën më 28 shkurt.

Ministri britanik për Marrëdhëniet Ndërqeveritare, Darren Jones, tha se Londra preferon të veprojë në situata të tilla vetëm kur është e koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe kur ekziston një bazë e qartë ligjore për veprim.

Starmer tha më 2 mars se Trump ka kundërshtuar vendimin e Britanisë për të mos marrë pjesë në sulmet e para, por “detyra ime është të vendos se çfarë është në interesin kombëtar të Britanisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA-ja dhe Izraeli vazhdojnë sulmet ndaj Iranit, ndërsa Teherani kundërgodet…