Trumpi kritikon sërish Melonin: Ka qenë negative, marrëdhënia jonë nuk është më si më parë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar sërish kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, teksa shtoi se marrëdhënia e tyre nuk është më si më parë.
Komentet vijnë pasi Meloni e ka kritikuar presidentin për sulmet e tij ndaj Papës dhe ka refuzuar të përfshihet në luftën e SHBA-së në Iran, shkruan “CNN”.
“Ajo ka qenë negative. Kushdo që na ka refuzuar për të ndihmuar në këtë situatë me Iranin, ne nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, ka deklaruar Trumpi.
Trumpi gjithashtu ka kritikuar NATO-n, ku Italia është anëtare për mungesën e angazhimit në luftën në Iran.
“Pse po shpenzojmë qindra miliarda dollarë në vit për NATO-n nëse ata nuk do të jenë me ne, nëse nuk do të jenë me ne për Iranin, nuk do të jenë me ne për një çështje shumë më të madhe se Irani”, ka thënë presidenti Trump.



