Trumpi: Marrëdhëniet me Britaninë janë shumë të fuqishme

13 korrik 2018 | 15:20

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se marrëdhëniet e tij me Britaninë e Madhe janë “shumë, shumë të fuqishme”, pavarësisht se ditë më parë kishte kritikuar publikisht kryeministren britanike, Theresa May.

Trumpi kishte kritikuar planet e kryeministres May për t’u larguar nga Bashkimi Evropian në një intervistë për gazetën “Sun”, duke thënë se në gjë e tillë mund të ketë mbytur shpresën për marrëdhënie tregtare ShBA-Britani, pasi sipas Trumpit, May ka dështuar në negociata.

Teksa ishte i ulur pranë kryeministres britanike në rezidencën e May në Chequers, Trump ka thënë se “ ne kemi marrëdhënie shumë të mira”, dhe se do të diskutojmë për tregti, ushtrinë dhe çështje tjera pas drekës.

Kur Trump është pyetur nëse ka diskutuar me udhëheqësen britanike për intervistën, May ka thënë: “Kemi shumë për të diskutuar”, duke shtuar se do të flasin edhe për lidhjen e ashtuquajtur shumë speciale në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Max Hofmann Shumё e kanё pёrjetuar njё gjё tё tillё:…