Trumpi mohon bisedimet e paqes me Iranin: Lajme të rreme

17 qershor 2025 | 11:41

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dalë me një deklaratë të fortë, duke i cilësuar të rreme lajmet se ai është në bisedime paqeje me Iranin.

Përmes një postimi në rrjete sociale Trumpi ka thënë se nuk është duke folur me Iranin, “në asnjë mënyrë, a fromë”.

Më tutje, ai ka shtuar se nëse Irani do të flasë, e di si ta kontaktojë.

“Nuk jam folur me Iranin për ‘bisedime paqeje’ në asnjë mënyrë apo formë. Ky është thjesht një lajm tërësisht i sajuar dhe i rremë! Nëse duan të flasin, e dinë se si të më kontaktojnë. Duhej ta kishin pranuar marrëveshjen që ishte në tryezë – do të kishin shpëtuar shumë jetë!!!”, ka thënë Trumpi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka publikuar një fotografi të fluturimeve…