Trumpi: Mund ta hapim lehtësisht ngushticën e Hormuzit, ta marrim naftën dhe të pasurohemi

03 prill 2026 | 15:22

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka deklaruar të premten se ShBA-ja mund ta hapë ngushticën e Hormuzit “me pak më shumë kohë”, ndërsa rritet presioni mbi administratën e tij për të gjetur një zgjidhje të shpejtë për konfliktin me Iranin.

“Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht ngushticën e Hormuzit, ta marrim naftën dhe të bëjmë një pasuri”, ka shkruar Trump në rrjetin social “Truth Social”.

Gati pesë javë pas nisjes së sulmeve ajrore të përbashkëta ShBA-Izrael në Iran, lufta vazhdon të përhapë kaos në rajon dhe të trondisë tregjet financiare, duke rritur presionin ndaj Trumpit për një zgjidhje të shpejtë.

Rihapja e këtij kanali është bërë prioritet për qeveritë ndërkombëtare, ndërsa çmimet e energjisë dhe naftës vazhdojnë të rriten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht masave të qeverisë gjermane për të parandaluar rritjen e…