Trumpi nxjerr në shitje një pjesë të kostumit që kishte veshur gjatë arrestimit në Georgia

14 dhjetor 2023 | 14:45

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur ta shesë një pjesë të xhaketës që kishte veshur ose kravatën ditën kur ishte arrestuar në Georgia.

“Ky është një kostum shumë i mirë dhe ju mund të merrni një pjesë të tij”, ka thënë ai në një postim në rrjetet sociale.

Donald Trump ditën e arrestimit kishte veshur një kostum blu të errët dhe një kravatë të kuqe. Megjithatë, procesi i blerjes së pjesës nga xhaketa e famshme nuk është aq i lehtë.

Blerësit e mundshëm fillimisht do të duhet të blejnë 47 karta tregtare digjitale përmes faqes së internetit të “Collect Trump Cards” dhe më pas të marrin një pjesë të kostumit ose kravatës së tij.

Ndërkohë që kartat digjitale kushtojnë 99 dollarë, kostoja e plotë e kompletit prej 47 copësh është 4.862. 38 dollarë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur të enjten një seancë, mes…