Trumpi: Për Kubën s’ka më naftë dhe para nga Venezuela, këta duhet të bëjnë marrëveshje me ne para se të jetë shumë vonë

11 janar 2026 | 15:28

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar se si ushtria e ShBA-së është duke e mbrojtur Venezuelën.

Në një deklaratë në “Truth Social”, të cilën e ka shpërndarë edhe faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë, Trumpi ka thënë se Kuba për shumë vjet ka përfituar naftë dhe para nga Venezuela, duke ofruar në këmbim kubanë për t’u përkujdesur për sigurinë e dy diktatorëve të fundit.

“Kuba ka jetuar, për shumë vite, me sasi të mëdha nafte dhe para nga Venezuela. Në këmbim, Kuba ka ofruar ‘shërbime sigurie’ për dy diktatorët e fundit venezuelas, por jo më! Shumica e atyre kubanëve janë të vdekur nga sulmi i javës së kaluar nga Shtetet e Bashkuara, dhe Venezuela nuk ka më nevojë për mbrojtje nga banditët dhe zhvatësit që i kanë mbajtur peng për kaq shumë vite”, ka shkruar Trump.

Presidenti amerikan, ka sugjeruar që Venezuela të bëjë marrëveshje me ShBA-në “para se të jetë shumë vonë”.

“Venezuela tani ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ushtrinë më të fuqishme në botë (bindshëm!), për t’i mbrojtur ata, dhe ne do t’i mbrojmë. Nuk do të ketë më naftë apo para që shkojnë në Kubë – zero! Unë sugjeroj fuqishëm që ata të bëjnë një marrëveshje, para se të jetë shumë vonë. Faleminderit për vëmendjen ndaj këtij çështjeje”, ka shkruar Trump

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke hetuar aferat e korrupsionit të Belinda Ballukut me rrugët,…