Trumpi për paqen në Ukrainë: Gjithçka do të jetë e qartë për dy javë

22 gusht 2025 | 08:12

Brenda dy javësh, partnerët dhe aleatët do të dinë nëse mund të arrihet paqja në Ukrainë. Kështu ka deklaruar presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse mund të arrihet paqe në rajon, Trump tha: “Unë do të thosha se brenda dy javësh do ta dimë, në një mënyrë apo në një tjetër.”

Ai shtoi se, nëse nuk është e mundur të zgjidhet lufta e Rusisë kundër Ukrainës, atëherë mund të jetë e nevojshme të “ndërmerret një qasje tjetër”.

Lideri amerikan theksoi se gjithçka do të bëhet e qartë së shpejti.

Më 15 gusht, presidenti amerikan Donald Trump u takua me liderin rus Vladimir Putin në Alaskë. Më 18 gusht, Trump zhvilloi bisedime në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët evropianë.

Pas këtyre takimeve, presidenti amerikan telefonoi Putinin për të diskutuar mundësinë e negociatave me Zelenskyn. Moska ngul këmbë që të zhvillohet fillimisht një takim dypalësh me presidentin ukrainas, e më pas një format trepalësh që do të përfshinte edhe Trumpin.

Zvicra ka ofruar të jetë vendi pritës në samitin e ardhshëm, ndërsa edhe Austria ka bërë një propozim të ngjashëm.

Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu dyshime nëse Putin do të guxojë të takohet personalisht me Zelenskyn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka akuzuar publikisht…