Trumpi: Presidenti rus nuk e respekton udhëheqjen amerikane, jemi pranë një lufte

19 shtator 2025 | 08:13

Presidenti Donald Trump gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin britanik një ditë me parë tha Putin nuk e ka respektuar udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara.

“Jemi shumë pranë një lufte botërore. Kam folur shumë herë me Presidentin Putin, por ai nuk ka bërë kurrë atë që më tha, ai kurrë nuk e ka respektuar udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.

Ndërkohë nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar miratimin për një shitje prej 780 milionë dollarësh të raketave dhe sistemeve lëshuese antitank Javelin për Poloninë, e cila kufizohet si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

“Kjo shitje e propozuar do të mbështesë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke rritur sigurinë e një aleati të NATO-s që është një forcë për stabilitet politik dhe ekonomik në Evropë”, tha në një deklaratë Agjencia e SHBA-së për Bashkëpunim dhe Siguri të Mbrojtjes (DSCA).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kabineti qeveritar në detyrë do të mblidhet sot në mbledhjen…