Trumpi sërish thotë se e ka ndalur luftën mes Kosovës dhe Serbisë

06 nëntor 2025 | 11:26

“Brenda tetë muajve i dhashë fund tetë luftërave, duke përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë”.

Kjo është deklarata që presidenti amerikan, Donald Trump e ka përsëritur sërish gjatë fjalimit të tij të mërkurën në Forumin Amerikan të Biznesit në Miami, një pretendim të cilin ai e ka theksuar edhe herë të tjera në paraqitjet publike.

“Brenda tetë muajsh i dhashë fund tetë luftërave, duke përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë, Kongos dhe Ruandës, që kishin vazhduar për një kohë të gjatë… Pakistanit dhe Indisë…, Izraelit dhe Iranit, Egjiptit dhe Etiopisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit, Kamboxhias dhe Tajlandës”, ka thënë Trumpi gjatë fjalimit të tij.

Ai është shprehur se ShBA-ja po luan rol kyç në arritjen e paqes ndërkombëtare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Pejë ia ka rrëzuar padinë për shpifje…