
Trumpi sërish thotë se parandaloi luftën në mes të Kosovës dhe Serbisë: Do të shpërthente
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur sërish për angazhimin e tij në kuadër të parandalimit të luftëtarëve dhe sjelljes së paqes.
Trumpi në mesin e deklarimit përmendi edhe “shpërthimin” e mundshëm të luftës në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Këtë deklarim ai e ka bërë gjatë një interviste për gazetarin australian, Mario Nawfal.
Trumpi ka thënë se kanë arritur të shpëtojnë miliona jetë.
“Ne kemi zgjidhur shumë luftëra. Një nga luftërat, mendoni për këtë, Indi-Pakistan… bërthamore. Shikoni Kamboxhian kohët e fundit. Vetëm këtë javë, ne zgjidhëm një luftë të madhe mes Kongos dhe Ruandës. Kosova, e dini për këtë. Serbia, ajo do të shpërthente”, ka deklaruar Trumpi.
I pari i Shtëpisë së Bardhë tash e një kohë goxha shpesh e ka folur rreth parandalimit të luftës mes Kosovës dhe Serbisë.
Në lidhje me këtë çështje ditë më parë foli edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
E për këtë çështje deklarim pati edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani- e cila ndër të tjerash pati deklaruar se ishte informuar për një rrezik të mundshëm muaj më parë.