Trumpi, shefave të inteligjencës: Kthehuni sërish në shkollë

30 janar 2019 | 17:25

Presidenti amerikan, Donald Trum, i ka përshkruar agjencitë e inteligjencës amerikane si “naive” sa i përket vlerësimit të tyre në çështjen se sa kërcënim përbën Irani për Shtetet e Bashkuara.

“Keni kujdes nga Irani. Ndoshta inteligjenca duhet të kthehet sërish në shkollë”, ka shkruar Trumpi në llogarinë e vet në “Twitter”.

Reagimi i tij ka ardhur pas publikimit të një raporti të inteligjencës amerikane, në të cilin është thënë se Irani nuk është duke krijuar armë bërthamore.

Përveç tjerash në raport është thënë se Koreja Veriore “nuk ka gatishmëri për të hequr dorë plotësisht” nga armët dhe kapacitetet prodhuese.

Drejtori i inteligjencës kombëtare, Dan Coats dhe shefa tjerë të inteligjencës e kanë prezantuar këtë raport të martën para Senatit.

Presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2018 që Irani ka me fuqitë botërore dhe ka vendosur sanksione të ashpra kundër Teheranit.

Ai po ashtu ka nisur presion të madh diplomatik për të përmirësuar marrëdhëniet me Korenë Veriore, duke takuar liderin e këtij shteti, Kim Jong-un, për të diskutuar denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Në atë kohë, Trump ka pretenduar në atë takim se Koreja Veriore nuk përbën më kërcënim bërthamor për botën. /Rel/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të mërkurën në…