Trumpi takon sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, flasin për luftën në Ukrainë dhe në Gaza

24 shtator 2025 | 08:29

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është takuar me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Guterres i uroi mirëseardhjen presidentit amerikan dhe kujtoi “kontributin e gjatë dhe dinamik” të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të Organizatës, duke shprehur gjithashtu “mirënjohje për këtë mbështetje që nga themelimi i OKB-së”.

Në takim u diskutuan zhvillimet aktuale ndërkombëtare, me theks të veçantë në luftën në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm pranoi “përpjekjet e Presidentit Trump për të zgjidhur konfliktet në të gjithë botën” dhe shprehu “gatishmërinë e Kombeve të Bashkuara për të punuar me Shtetet e Bashkuara në ndjekje të paqes”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Visar Ymeri ka vlerësuar se gara për kryetar…