Trumpi tërheq 9.500 trupa nga Gjermania

06 qershor 2020 | 17:03

Donald Trump urdhëroi largimin e afro 9,500 trupave nga Gjermania në një lëvizje që ka ngjallur shqetësim në Europë lidhur me angazhimin e SHBA në rajon. Masa do ta zvogëlojë numrin e trupave amerikane në Gjermani në 25,000, krahasuar me 34.500 që janë aktualisht atje, deklaroi një zyrtar i lartë amerikan. Masa, nga sa sqaroi ai, ishte rezultat i një pune disa mujore i gjeneralit Mark Milley, shef shtabi I ushtrisë amerikane.

Sipas zyrtarit në fjalë, kjo masë nuk ka asnjë lidhje me tensionet mes trumpit dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila ia proshi shefit të Shtëpisë së Bardhë planet për të organizuar këtë muaj takimin e G7-tës. Një tjetër zyrtar tha se 9,500 trupat do të dërgoheshin diku tjetër: disa në Poloni, disa në vende të tjera aleate dhe pjesa e mbetur, do të kthehen në shtëpi.

I njëjti burim u shpreh se ka më pak nevojë tani për një kontigjent kaq të madh në Gjermani, e kjo edhe për shkak të rritjes së përgjithshme të shpenzimeve të mbrojtjes nga aleanca ushtarake Nato e udhëhequr nga SHBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vit me fanellën e Juventusit dhe dëshira për të…