
Trumpi, thirrje Gjykatës Supreme të ShBA-së mbi ligjshmërinë e tarifave: Ndërhyj!
04 shtator 2025
| 08:16
Presidenti Donald Trump ka kërkuar nga Gjykata e Lartë e SHBA-së që të përmbysë një vendim të një gjykate më të ulët, e cila ka konstatuar se shumë nga tarifat e tij të gjithëpërfshirëse ishin të paligjshme.
Në një peticion të dorëzuar të mërkurën vonë, administrata Trump kërkoi që gjyqtarët të ndërhynin menjëherë dhe të shpallnin se presidenti ka të drejtën të vendosë tarifa importi mbi vendet e huaja.