
Trumpi thotë se do ta telefonojë Putinin për të diskutuar për ndalimin e luftës në Ukrainë
Donald Trump tha se do të flasë në telefon me presidentin rus, Vladimir Putin të hënën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke thënë se telefonata do të jetë për “ndalimin e ‘gjakderdhjes’”.
Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan tha se pas telefonatës ai do të flas me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit e disa vendeve të NATO-s.
Rusia dhe Ukraina nuk arritën asnjë përparim kur zhvilluan bisedimet e tyre të para ballë për ballë në tre vjet në Stamboll të premten, megjithëse u ra dakord për një shkëmbim të burgosurish, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Trump ishte ofruar të merrte pjesë në bisedimet në Turqi nëse edhe Putini do të ishte atje, por presidenti rus refuzoi të shkonte.
Komentet e Trump vijnë pasi ai sugjeroi se përparimi në përfundimin e luftës do të ndodhte vetëm nëse ai dhe Putini do të zhvillonin bisedime ballë për ballë.