Trumpi thotë se e ka përfunduar konfliktin e Kosovës me Serbinë
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video nga fjalimi i presidentit amerikan Donald Trump gjatë ngjarjes tradicionale National Prayer Breakfast – Lutjet e Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë në mendje dhe në zemër të presidentit Trump, duke e cilësuar pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje si kënaqësi të veçantë.
“Kosova është sërish në mendje dhe në zemër të presidentit Trump gjatë Lutjeve të Mëngjesit. Kënaqësi të isha pjesë e kësaj ngjarjeje”, ka shkruar Hoxhaj, duke shpërndarë edhe pamje nga fjalimi i Trumpit.
Ngjarja e Lutjeve të Mëngjesit mbledh çdo vit liderë politikë, diplomatë dhe përfaqësues institucionalë nga mbarë bota, ndërsa përmendja e Kosovës nga Presidenti amerikan shihet si sinjal i vazhdueshëm i vëmendjes së ShBA-së ndaj rajonit dhe vendit.



