Trumpi thotë se njohja e shtetit palestinez është një ‘shpërblim’ për Hamasin

23 shtator 2025 | 17:04

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ka qenë i përfshirë në përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe se palët negociuese “duhet ta përfundojnë atë”.

Ai ka përmendur faktin se disa vende të fuqishme kanë njohur ditët e fundit shtet palestinez, duke e konsideruar këtë si një “shpërblim” për siç e ka quajtur ai mizoritë e Hamasit.

“Në vend që t’u dorëzohet kërkesave të Hamasit për shpërblim, ata që duan paqe duhet të bashkohen në një mesazh: të lirojnë pengjet tani”, ka thënë Trumpi.

Trumpi ka thënë se familjet e pengjeve izraelite duan që trupat e pajetë të pengjeve të marra nga Hamasi të kthehen, njësoj sikur të ishin gjallë.

Kjo pjesë e fjalimit të Trumpit ka marrë duartrokitje në sallën e OKB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, para anëtarëve të OKB-së, ka folur…