Trumpi thotë se nuk është gati për marrëveshje me Iranin
Në një intervistë telefonike me rrjetin amerikan NBC News të shtunën, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se Irani dëshironte të arrinte një marrëveshje, por ai nuk ishte i gatshëm ta bënte këtë tani “sepse kushtet nuk janë ende mjaftueshëm të mira”.
Edhe pse refuzoi të thoshte se cilat do të ishin këto kushte, Trump tha se një angazhim iranian për të braktisur çdo ambicie bërthamore do të ishte pjesë e një marrëveshjeje të mundshme.
Në të njëjtën intervistë, Trump tha gjithashtu se disa vende janë zotuar të ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, megjithëse ai refuzoi t’i përmendte ato .
Trump tha gjithashtu se SHBA-ja e kishin “shkatërruar plotësisht” ishullin Kharg – një qendër kritike për eksportet iraniane të naftës – por shtoi se “mund ta godasim atë edhe disa herë vetëm për qejf” .
Ai gjithashtu i shpërfilli frikën për rritjen e çmimeve të naftës. “Ka shumë naftë, gaz – ka shumë atje, por e dini, po bllokohen pak. Do të çlirohen shumë shpejt”, tha ai.



