Trumpi thotë se ShBA-ja do të jetë 100 % përkrah NATO-s, por s’e di nëse aleatët do t’ia ‘kthejnë favorin’

21 janar 2026 | 15:59

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ka thënë se ShBA-ja do të jetë 100 për qind përkrah NATO-s, por s’e di nëse aleatët do t’ia “kthejnë favorin”.

Duke folur për luftën në Ukrainë, ai ka thënë se NATO-ja do të ndihmojë për ta ndalur Rusinë.

“Duhet ta ndalojnë atë luftë, sepse po vdesin shumë njerëz, po vdesin pa nevojë”, ka thënë ai, duke shtuar se presidenti rus, Vladimir Putini dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky duan të arrijnë marrëveshje.

Trumpi ka thënë se ShBA-ja do t’i ndihmojë Evropën dhe NATO-n në këtë drejtim dhe se e vetmja gjë që ai po kërkon është “një copë akulli”, duke iu referuar Grenlandës.

Ai e ka quajtur këtë kërkesë të vogël krahasuar me atë që ShBA-ja i ka dhënë NATO-s.

Ai ka thënë se ShBA-ja do të jetë 100 për qind përkrah NATO-s, por nuk është i sigurt nëse aleatët do t’ia kthejnë favorin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur në Forumin Ekonomik Botëror…