Trumpi thotë se ShBA-ja mund të tërhiqet nga traktati bërthamor me Rusinë

21 tetor 2018 | 12:35

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë me dije se do të tërhiqet nga marrëveshja me Rusinë për kontroll të armëve që daton nga Lufta e Ftohtë.

Ai ka ripërsëritur se Moska ka shkelur marrëveshjen, në një fjalim par Këshillit të Sigurisë.

“Ne do ta ndalim marrëveshjen dhe do të tërhiqemi”, ka thënë Trumpi para gazetarëve. “Rusia ka shkelur marrëveshjen për shumë vite”, ka theksuar ai.

“Ne duhet të zhvillojmë ato armë, vetëm nëse Rusia dhe Kina vijnë tek ne dhe na thonë, le të bëhemi njëmend të mençur dhe asnjëri nga ne të mos zhvillojë armët”, ka thënë Trumpi.

Traktati i vitit 1987 i ndalon Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, posedimin, prodhimin dhe transportin e armëve raketore. ShBA-ja kishte akuzuar Rusinë nga viti 2014 për shkelje të marrëveshjes.

Rusia kishte kundërshtuar akuzat e ShBA-së duke theksuar se disa elemente të sistemit të armëve kanë qenë në kundërshtim me marrëveshjen.

Deklaratat e Trump vijnë disa ditë pasi Putini ka thënë se Rusia mund të përdorë armët bërthamore në përgjigje ndaj ndonjë sulmi bërthamor në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, është…