Trumpi: Uashingtoni e dëshiron Iranin pa armë bërthamore

27 maj 2019 | 17:08

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili ndodhet për vizitë në Japoni, ka thënë se Uashingtoni nuk dëshiron ndryshimin e regjimit në Iran, por një “Iran pa armë bërthamore”.

“Mendoj se do të bëjmë marrëveshje me Teheranin”, ka thënë Trumpi pas bisedimeve me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, në Tokio.

Marrëdhëniet midis Teheranit dhe Uashingtonit janë përkeqësuar prejse ShBA-ja, një vit më parë, është tërhequr nga një marrëveshje bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Me këtë marrëveshje, që është arritur në vitin 2015, Irani ka kufizuar programin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

Por, prejse ka dalë nga marrëveshja, Uashingtoni ka rivendosur sanksione kundër Iranit, ka përshkallëzuar retorikën e tij dhe ka rritur praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, duke shkaktuar shqetësime për një konflikt të mundshëm ushtarak me Republikën Islamike.

“Unë besoj se Irani do të dëshirojë të flasë dhe nëse dëshiron, ne do të dëshirojmë po ashtu”, ka thënë Trumpi për gazetarët në Tokio.

“Unë nuk dua ta lëndoj Iranin. Dua t’i them: Jo armë bërthamore. Kemi mjaft probleme në këtë botë me armët bërthamore. Jo armëve bërthamore për Iranin”, ka thënë Trumpi.

Shtetet e Bashkuara dyshojnë se Irani po punon fshehurazi në krijimin e armës atomike dhe kërkojnë negocimin e një marrëveshjeje më të gjerë për kontrollin e armëve.

Irani i ka hedhur poshtë këto akuza dhe deri më tash nuk është shprehur i gatshëm për bisedime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori i reformave shtetërore, Besnik Tahiri, sot ka marrë pjesë…