Trupat e 140 ushtarëve të rënë kthehen në Ukrainë

26 prill 2024 | 16:32

Trupat e 140 ushtarëve të vrarë gjatë luftimeve janë kthyer në Ukrainë, njoftoi të premten Selia Qendrore e Koordinimit për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës.

Në këtë grup bëjnë pjesë trupat e 120 ushtarëve që janë vrarë në rajonin e Donetskut, ndërsa pjesa tjetër kanë rënë në fushëbeteja në Luhnsk, Sumy, Zaporizhia dhe Kherson, thuhet në deklaratë, raporton Radio “Evropa e Lirë”.

Komiteti Ndërkombëtar e Kryqit të Kuq asistoi për kthimin e trupave të ushtarëve, thuhet më tej.

Më 12 prill, trupat e 99 ushtarëve ukrainas u kthyen në Kiev, ndërsa Rusia pranoi 23 trupa të ushtarëve të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti spanjoll Rafael Nadal është rikthyer në fushë me shpresën…