Trupat gjermane do të garantojnë sigurinë e Ukrainës?

18 gusht 2025 | 00:38

Zëvendëskancelari, Ministri i Financave dhe kreu i Partisë Socialdemokrate (SPD) Lars Klingbeil la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së Gjermanisë  në forcat e mundshme që do të ndërmarrin zbatimin e garancive të sigurisë për Ukrainën, megjithatë, duke theksuar arritjen e një armëpushimi si qëllimin kryesor.

Pas armëpushimit, gjithçka mund të diskutohet, përfshirë garancitë evropiane të sigurisë për Ukrainën“, tha politikani socialdemokrat në intervistën e tij në kanalin e dytë të televizionit publik gjerman ZDF.

Kur u pyet nëse Gjermania dhe Evropa duhet të dërgojnë trupa në Ukrainë për të siguruar paqen, ai tha: “Sigurisht, ne gjithashtu duhet të marrim përgjegjësi si evropianë kur bëhet fjalë për garancitë e sigurisë, qofshin ato trupa, trajnimi i ushtrisë ukrainase, ndihma financiare apo çështje të tjera, gjithçka duhet të sqarohet në ditët në vijim“.

Garancitë e sigurisë janë një element qendror i një zgjidhjeje të negociuar“, shtoi ai.

I pyetur nëse, si ministër i Financave, do të donte të kishte akses në asetet ruse të “ngrira” në Perëndim, Klingbeil tha: “Emocionalisht po, por ligjërisht është shumë e vështirë”.

Ai po ashtu vuri në dukje se “është gjetur një zgjidhje, të paktën për aksesin në interes”.

Kur u pyet për pjesëmarrjen e Bundeswehr-it në një forcë garancie sigurie për Ukrainën pas një marrëveshjeje me Rusinë, shefi i politikës së jashtme të Partisë Kristian Demokratike (CDU), Roderick Kiesewetter, i tha BILD se “e vetmja garanci e besueshme afatgjatë e sigurisë për Ukrainën do të ishte anëtarësimi në NATO, sepse ofron mbrojtje bërthamore, ndërsa vendosja e trupave do të ishte gjithashtu e nevojshme, për të cilën Gjermania sigurisht që do të duhej të kontribuonte”.

Për të njëjtën pyetje, zëvendëskryetarja e grupit parlamentar të SPD-së, Siemtje Möller, e vuri rolin e SHBA-së në plan të parë.

Kontributi i SHBA-së është qendror për të gjitha garancitë e sigurisë. Ne evropianët do të kontribuojmë gjithashtu ndjeshëm, por është ende e paqartë se në çfarë mënyre. Detajet se si do të strukturohet kjo do të diskutohen sapo Rusia të ndalojë luftën e saj dhe të fillojnë negociatat për një paqe të drejtë për Ukrainën”, tha ajo për BILD.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një veprim taktik që po rrit "ethet diplomatike" në…