Trupi Gjykues miraton pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Pjetër Shalës

26 janar 2023 | 18:37

Dhomat e Specializuara, kanë njoftuar se Trupi Gjykues ka aprovuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes për apelimin e disa pjesëve të vendimit për rastin Pjetër Shala.

Zëdhënësja e DhSK-së, Angela Griep tha se në çështjen gjyqësore Pjetër Shala, Trupi Gjykues i miratoi pjesërisht kërkesën e mbrojtjes për apelimin e disa pjesëve të vendimit të tij për të pranuar si prova intervistat e Shala për TPNJ-në në 2005 dhe 2007, si dhe intervistat me autoritetet belge në 2016 dhe 2019.

“Në veçanti, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Shala për apelimin e konstatimit se ai ishte informuar mjaftueshëm lidhur me natyrën e dyshimit kundër tij kur i dha ato intervista dhe nëse ishte informuar mjaftueshëm kur hoqi dorë nga e drejta për avokat në ato raste”, tha zëdhënësja e Dhomave të Specializuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), gjatë kësaj jave është…