Trupi i Artan Zymberit dërgohet në Norvegji për autopsi

08 dhjetor 2022 | 10:30

Artan Zymberi nga Peja, por me nënshtetësi norvegjeze ka ndërruar jetë në një burg të Beogradit.

Tashmë trupi i pajetë është dërguar në Norvegji, ku atje do t’i kryhet edhe autopsia.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar axha i të ndjerit, Nexhat Zymberi.

“Trupi i pajetë i është dorëzuar shtetit të Norvegjisë dhe tani jemi në pritje të autopsisë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se kanë qenë familjarët e të ndjerit ata që kanë përhapur lajmin duke e aluduar se shkas për vrasjen e tij mund të kenë qenë tatuazhi i Adem Jasharit që e kishte në gjoks së bashku me emblemën e UÇK-së dhe Skënderbeun.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hansi Flick, mbetet trajner i kombëtarës së Gjermanisë. Kështu ka…