
Trupi i pajetë i ish-presidentit Nishani mbërrin në Tiranë të martën
Trupi i ish-presidentit shqiptar Bujar Nishani pritet të mbërrijë në vendlindje të martën e javës së ardhshme.
Pas vdekjes së tij të shtunën në Spitalin Universitar Sharit në Berlin, stafi mjekësor dhe të afërmit e të ndjerit përfunduan procedurat e duhura për të lejuar që i ndjeri të transferohej për të marrë të gjitha nderimet.
Ai do të përcillet në vendin e fundit të prehjes me një ceremoni zyrtare. Këshilli i Ministrave pritet të marrë një vendim të veçantë për këtë, për t’i bërë respektin e duhur ish-kreut të shtetit.
Nishani ndërroi jetë në spitalin universitar Sharit në Berlin, një nga spitalet më të njohur të Gjermanisë, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të dështimit të rëndë të mushkërive, që solli edhe vdekjen ditën e djeshme.