Trupi i pajetë i një gruaja gjendet në një objekt të pabanuar në Pejë

07 shtator 2025 | 17:15

Një grua është gjetur e vdekur në një objekt të pabanuar në qytetin e Pejës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është raportuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj në vendngjarje.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat dhe shkaqet e vdekjes.

Hetimet për zbardhjen e rastit janë duke vazhduar.

“Raportohet se në një objekt të pa banuar është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti i skuderisë Red Bull, Max Verstappen ka fituar Çmimin…