Truproja e Messit: Leo më konsideron si shok

16 korrik 2025 | 15:00

I përzgjedhur nga David Beckham për të mbrojtur Messin, Yassine Cheuko, ka dhënë një intervistë mjaft interesante së fundmi. Truproja e Messit, Cheuko ka folur për raportin me gjeniun e futbollit, por jo vetëm.

“Messi nuk më konsideron mua veç si truprojë, por edhe si shok. Ne flasim, qeshim dhe e njohim personalitetin e njëri-tjetrit. Ai gjithmonë me fton në drekë dhe më trajton mjaft mirë. Kur ai e fitoi Topin e Artë, ishim të aeroplan dhe më tha: ‘Yassine Carry, mbaje Topin e Artë në duart e tua!’ I thashë: ‘Ok…’ Në fillim, mendova se dëshironte t’ia vendosja diku tjetër”. Më pas, kur e mora trofeun, ai iu tha djemve dhe gruas së tij: ‘Fitues i Topit të Artë për bodyguard (sigurimin) më të mirë në botë është Yassin.’ Ishte një moment i bukur dhe fjalë që s’do t’i harroj kurrë nga futbollisti më i mirë në botë. Ndihem si të isha pjesë e familjes së tij dhe mundohem fort që ta mbroj jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në atë psikologjik, sepse ai më beson shumë dhe sa më përket mua, unë jap gjithçka që ta kem krejt fokusin tek ai. Ai është mjaft kokulur dhe modest”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humanisti, Halil Kastrati ka reaguar pasi Gjykata Speciale në Hagë…