‘Krisje’ të reja të raportit: ShBA paralajmëron pasoja për Kosovën rreth çështjes së ndalimit të shpejtë të dinarit

01 shkurt 2024 | 21:33

Një çarje e madhe e rradhës me linjën amerikane nga qeveria kosovare, u shfaq në pah sërish sot nga amerikanët të cilët përmes një komunikate tejet të rreptë për nga gjuha kërkuan “të shtyhet menjëherë” çështja e zbatimit të ndalimit të dinarit. Vendimi i Qeverisë së Kosovës, lanë të kuptojnë ata, është marrë pa konsulata paraprake, pa dëgjuar shqetësimet e banorëve lokalë, dhe as pa shpjeguar se “çfarë problemi urgjent synon të zgjidhë kjo?” dhe “nëse nevojitet urgjenca”. Vështirë të ketë pasur deklarim më të rreptë amerikan që prej fund-majit të 2023’ës kur vetë Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i kishte quajtur “masa të dhunshme” të qeverisë kosovare në veri instalimit me aparaturë të tërë policore të kryetarëve legalë (ndonëse jo legjitimë) në objektet komunale atje.

Në lidhje me zbatimin e vendimit për dinarit, ShBA shprehet se – po qe se ndjeket ky kurs, i ngutshëm, dhe pa i dëgjuar shqetësimet e popullatës lokale – “pasoja e këtij dhe veprimeve të ngjashme të njëanshme i kufizon mundësitë e Shteteve të Bashkuara si avokate e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

“Nuk kemi dëgjuar asnjë përgjigje të përshtatshme. Shumë qytetarë të Kosovës tani nuk e dinë se si do t’i paguajnë faturat apo do t’i marrin pensionet. Ky veprim nuk është gjithashtu në përputhje me përkushtimin e Kosovës për të punuar përmes Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për të adresuar çështjet që ndikojnë në mirëqenien e komunitetit të pakicës serbe”, thanë nga DASh.

“Ne bëjmë thirrje sërish që zbatimi i këtij vendimi të shtyhet menjëherë derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe popullata të jetë edukuar mjaftueshëm se si do të vazhdojë periudha kalimtare. Vendimi u shpall pa përgatitje apo konsultim adekuat”, thuhet në një përgjigje të Departmetit amerikan të Shtetit për Zërin e Amerikës.

Deklarim po ashtu “alarmues” ka pasur edhe ambasadori amerikan në Prishtinë – i cili ka ditë që është angazhuar në tentime për të kominukuar me qeverinë, me ç’duket pa rezultat – ku tha se madje ka frikë për “potencial për eskalim në tensione etnike”.

“Ne mendojmë që kjo çështje meriton konsideratë më të kujdesshme, por edhe diskutim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Jemi të shqetësuar që potencialisht do të eskalojë tensionet etnike dhe të tregohet problematik për jetët e përditshme të një numri të qytetarëve të Kosovës. Jemi duke shpresuar që Qeveria e Kosovës do të gjejë një rrugë që të realizojë atë që është thënë nga zëvendëskryeministri Bislimi, që është që të kemi një lloj, nuk arrij të kutjoj termin e saktë që ai e përdori, një periudhë tranzicioni”, tha ambasadori Hovenier.

“Po e përsëris çfarë kemi thënë bilateralisht si ShBA, por edhe çfarë kemi thënë si QUINT, ne kemi shqetësime të vërteta dhe rezervime për zbatimin e këtij para se të jetë krejt e gatshme. Ne e kundërshtojmë këtë tani” – tha ai.

“S’di si mund të shmanget të paktën frustrimi nga qytetarët si rezultat i zbatimit të këtij vendimi… Të marrim shembull një person të moshuar që është duke përfituar një ndihmë financiare. Ata janë mësuar me këtë process. Supozoj se ai proces ka qenë shkuarja në një pikë të caktuar të postës serbe për të marrë ndihmën në para të gatshme. Nuk i di specifikat. Si do ta marrë ai person këtë përfitim social?…Ai i moshuar, që mund të jetë konfuz për këtë, psh e kupton që të tjerët kanë marrë veprime që të sigurojnë që ai përfitim social është ende i qasshëm. Unë mendoj që do të ketë tension nga njerëzit, sepse ata do të ndihen të prerë nga një përfitim që ata varet nga ai përfitim” – tha ambasadori amerikan. Demokracia

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia indiane e ka lëshuar në natyrë pëllumbin pas 8…