
Tubim elektoral në Krushë të Madhe me kandidatin për kryetar, Edon Cana, dhe kandidatin për asamble, Sejfullah Sejfullahu
Pasnesër, më 28 shtator 2025 (e diel), ora 19:30, në ambientet e shkollës fillore “Bajram Curri” në Krushë të Madhe, do të mbahet tubimi elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës, nëndega Krushë.
Në këtë tubim, kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit, z. Edon Cana, si dhe kandidati për anëtar të kuvendit komunal, z. Sejfullah Sejfullahu, do të shpalosin programin e tyre për zhvillimin e Krushës dhe gjithë komunës së Rahovecit.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet do të jenë gjithashtu edhe kandidatë për Kuvendin Komunal si dhe mysafirë nga Kryesia Qendrore e PDK-së. “Ju jeni pjesë e vizionit tonë RAHOVECI 2035. Andaj, ejani dhe bashkohuni me ne, për të kontribuar në fitoren e 12 tetorit,” – thuhet në njoftimin e kandidatit të PDK-së për Asamblenë Komunale të Rahovecit, Sejfullah Sejfullahu i cili garon me numrin 4 në listë.