Tubimet në Los Angeles! Guvernatori i Kalifornisë këmbëngul se do të padisë Trump për Gardën Kombëtare (Video)

10 qershor 2025 | 00:37

Rrugët e Los Anxhelosit kanë qenë skenë e përleshjeve të reja për një ditë tjetër, ndërsa protestuesit kanë demonstruar kundër arrestimeve të emigrantëve. Vetëm të hënën, u bënë 42 arrestime, ndërsa 60 persona të tjerë u arrestuan në San Francisko, kur dolën në rrugë për të demonstruar në solidaritet me ata në Los Anxhelos.

Protestat erdhën pas vendimit të Donald Trump për të dërguar Gardën Kombëtare për të ndërhyrë. Ndërkohë, që nga e hëna në mëngjes, Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit njoftoi ndalimin e tubimeve derisa situata të qetësohet.

“Tubimet janë shpallur të paligjshme për qendrën e Los Anxhelosit. Ata që kanë telefona celularë në zonë janë paralajmëruar”, thuhet në deklaratën e LAPD-së.

Duhet ta kishim ditur paraprakisht se cili do të ishte roli i Gardës Kombëtare, thotë shefi i LAPD-së. Në të njëjtën kohë, Shefi i Policisë së Los Anxhelosit, Jim McDonnell, u tha gazetarëve se është në dijeni të frikës dhe shqetësimit të thellë në komunitetin e emigrantëve dhe se departamenti është i përkushtuar ndaj transparencës dhe llogaridhënies.

Kur u pyet për nevojën e pranisë së Gardës Kombëtare McDonnell u tha gazetarëve se situata ka dalë jashtë kontrollit, por se do të duhe

j të dinte më shumë rreth rolit që do të luante Garda Kombëtare përpara se të merrte një vendim të tillë, duke shtuar: “Ne duhet të bëjmë një rivlerësim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiuesit holandezë kanë mbledhur të dhëna mbi më shumë se…