
Tuchel: Azpilicueta është kapiteni ynë dhe duam të qëndrojë
03 prill 2022
| 13:31
Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel dëshiron që Azpilicueta të qëndrojë në “Stamford Bridge”.
Cesar Azpilicueta ka kontratë me Chelsea deri në qershor të vitit 2023, por mund të largohet këtë sezon nga Londra.
Në lidhje me largimin e mundshëm të spanjollit, ka folur edhe trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel.
Ai ka thënë se Azpilicueta është kapiten i ekipit dhe duan të qëndrojë.
“Ai është kapiteni ynë dhe ne duam të qëndrojë”, ishin fjalët e Tuchel.
Së fundmi 32-vjeçari është i lidhur me një kalim të mundshëm, drejt Barcelonës.
Mbetet të shihet në fund të sezonit se cili do të jetë vendimi i spanjollit, lidhur me të ardhmen e tij.