Tuchel: Kualifikohemi në Paris

19 shkurt 2020 | 15:20

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel ishte shumë i zhgënjyer në fund të takimit në humbjen ndaj ish-skuadrës së tij. Ai ka thënë se ekipi vuajti presingun e lartë të kundërshtarit, i cili bëri një ndeshje të mirë.

“Luajtëm me një sistem loje, i cili nuk na lejoi të dilnim në lojën tonë. E di që rezultati nuk është ai që dëshironim në fillim të takimit, është e lehtë të thuash se ishte faji ynë. Skuadra të tjera kanë humbur këtu, janë gjëra që ndodhin në një kompeticion të tillë”, ka thënë Tuchel.

“Do të bëjmë më të mirën tonë në ndeshjen e kthimin, sigurisht që nuk do të luajmë sikurse në ketë ndeshje. Besoj se gjithçka do të shkojë në favorin tonë. Skuadra i ka të gjitha cilësitë për ta kthyer ndeshjen. Do të provojmë deri në frymën e fundit”, ka shtuar Tuchel.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në zbatim të…