Tuchel: Mision gati i pamundur ndaj Realit, por të gjithë mund të ëndërrojnë

11 prill 2022 | 15:38

Chelsea, kampionia në fuqi e Champions League, do tentojë mrekullinë nesër kundër Real Madrid. Humbja me dy gola diferencë e bën të vështirë kualifikimin në gjysmëfinale, por trajneri Thomas Tuchel deklaroi para ndeshjes se do të provojnë.

“Na pret një nga sfidat më të mëdha në Bernabeu. Bëhet akoma më e vështirë, kur duhet të arrish një rezultat të caktuar, sepse duhet të fitojmë minimumi me 2 gola diferencë. Është një mision thuajse i pamundur, shumë, shumë i vështirë, por sërish ia vlen që ta provojmë. Nuk duam asgjë tjetër, veçse një skenar fantastik ku ne mund ta arrijmë të përmbysim gjithçka. Kualifikimi është shumë i vështirë, sfida është e madhe, sidomos pas rezultatit të ndeshjes së parë. Por të gjithë mund të ëndërrojnë. Ne do të tentojmë të bëjmë këtë ëndërr realitet”, tha Tuchel, i cili nuk do të ketë të gatshëm Lukaku, Hudson-Odoi dhe Ben Chilwell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e naftës në Gjermani tani janë ndër më të…