Tucheli: Duhet të keni frikë nga Chelsea

18 mars 2021 | 11:17

Thomas Tuchel beson se Chelsea i tij cilësi për t’u bërë pretendent i mirëfilltë  për titull në Ligën e Kampionëve, duke thënë se askush nuk do të dëshironte të përballej me skuadrën e tij.

Hakim Ziyech dhe Emerson Palmieri shënuan për t’i ndihmuar Chelseat ta mposhtë 2:0 Atletico Madridin të mërkurën në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve në Stamford Bridge.

Të kaltrit e siguruar një vend në çerekfinale duke e rrëzuar liderin e La Ligës me rezultat të përgjithshëm 3:0 nga të dy ndeshjet.

Me këtë fitore, Tuchel e zgjati në 13 ecurinë pa humbje që prej se e mori drejtimin e Chelseat.

Duke e pritur shortin çerekfinal, Tuchel këmbëngul Chelsea nuk i frikësohet askujt në këtë garë.

“Më e rëndësishmja është që ne të ndiejmë se e meritojmë këtë. Lojtarët e mi luajnë me një lidhje të veçantë dhe paraqitjet dhe rezultatet si këto të japin përparësi për të arritur rezultate të veçanta”, tha Tuchel.

“Jam i sigurt se askush nuk dëshiron të përballet me ne. Është një sfidë shumë e vështirë që na pret tani sepse jemi në mesin e tetë më të mirëve”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës…