Tudor: Ja kur do të jetë gati Zhegrova

12 shtator 2025 | 16:31

Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka folur për opsionet taktike të bardhezinjve dhe për gjendjen e lojtarëve të rinj në skuadër. Në një konferencë për shtypin, tekniku kroat nuk e përjashtoi mundësinë që “Zonja e Vjetër” të zbresë në fushë me dy sulmues.

“Është një pyetje e bukur, sepse kemi tre sulmues shumë të fortë si Vlahovic, David dhe Openda dhe unë jam i lumtur që i kam në skuadër.

Deri tani kemi luajtur me një qendërsulmues dhe dy trekuartistë. Pas një pune të bërë për 5-6 muaj, tani duhet të shfrytëzojmë cilësitë e lojtarëve që kemi. Kjo mund të thotë se ndonjëherë do të luajmë edhe ndryshe. Do të duhet kohë, por me kalimin e javëve do të shohim edhe skema të tjera,” – u shpreh Tudor.

Më tej, ai analizoi karakteristikat e sulmuesve: “Openda ka nevojë për hapësira, sepse është lojtar që duhet të shkojë përpara. David mund të luajë edhe pas sulmuesit, e ka bërë te Lille kur luanin me dy të tillë, por edhe me kombëtaren. Është një avantazh për ne që kanë tipare të ndryshme. Vlahovic mund të bëjë të dyja rolet, por ndoshta është pak më mirë si sulmues i parë. Megjithatë, edhe si i dyti mund të përshtatet.”

Tudor komentoi edhe afrimet e fundit: “Jam i kënaqur me merkaton. Kanë ardhur dy lojtarë që do të na ndihmojnë menjëherë: Openda është gati që tani, ndërsa Zhegrova ka pasur një periudhë të gjatë pa luajtur. Ai duhet të rikuperojë fizikisht, të rrisë forcën dhe kondicionin. Për dy ndeshjet e ardhshme nuk do të jetë i grumbulluar, por nga sfida me Veronën do ta fusim gradualisht në skuadër. Ka tipare ndryshe nga të tjerët dhe mund të na japë një dorë të madhe.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, reaguar pas vendimit të ShBA-së…