
Tuna vazhdon me KB Trepçën
23 qershor 2025
| 12:36
Basketbollisti Batin Tuna edhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Trepçës. Ekipi nga Mitrovica, të dielën ka bërë të ditur se Tuna, që llogaritet vendor, ka vazhduar kontratën me Trepçën edhe për sezonin 2025/26.
“Një nga figurat kyçe në sukseset tona, me kontribut të madh dhe vlerë të padiskutueshme. Vazhdojmë së bashku, drejt objektivave të reja”, shkruan në njoftimin e Trepçës. Tuna iu bashkua Trepçës verën e shkuar nga Turqia dhe në sezonin e tij të parë, e fitoi “tripletën” në basketbollin kosovar: Superkupën, Kupën dhe titullin e kampionit të Kosovës. Ai sezonin e shkuar luajti me një mesatare prej 4 pikëve dhe 3 kërcimeve për ndeshje.