Turbullirat e larta në kanalin Ibër-Lepenc lënë pa ujë disa komuna

19 nëntor 2025 | 08:10

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar mbrëmë vonë se Impianti i Trajtimit të Ujit (ITU) në Shkabaj është nxjerrë jashtë funksionit përkohësisht, si pasojë e turbullirave shumë të larta në kanalin Ibër-Lepenc, të shkaktuara nga reshjet e dendura atmosferike të ditëve të fundit. Këto turbullira e bëjnë të pamundur procesin e trajtimit të ujit, duke ndikuar drejtpërdrejt në furnizim.

Si rezultat, disa zona mbesin pa ujë të pijshëm deri në përmirësimin e parametrave: Fushë Kosova, Drenasi, Obiliqi dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë.

KRU “Prishtina” paralajmëron se reduktime dhe ndërprerje të furnizimit mund të shfaqen edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Nga kompania bëhet e ditur se ekipet janë në terren dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme. Furnizimi me ujë pritet të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se 10 milionë hektarë pyje…