Turbullirat në kanalin Ibër-Lepenc lënë pa ujë disa zona të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit e Prishtinës

14 nëntor 2025 | 10:46

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga mesnata e së enjtes është krijuar një problem serioz në impiantin e trajtimit të ujit në Shkabaj, për shkak të turbullirës së shfaqur në kanalin Ibër-Lepenc si pasojë e punimeve teknike në këtë kanal.

Si rezultat i kësaj, furnizimi me ujë është çrregulluar në disa zona të Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Drenasit, ndërsa ndikim mund të ketë edhe në disa pjesë të Prishtinës.

“Për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër-Lepencit (si shkak i punimeve teknike në kanal)  nga mesnata po kemi problem në ITU Shkabaj. Si shkak i kësaj turbullire është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe mund të ketë ndikim edhe në disa pjesë të Prishtinës. Aktualisht ITU Shkabaj nuk është duke trajtuar ujë. Ndërsa në ITU Albanik dhe Badoc jemi duke punuar me kapacitete maksimale”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka bërë me…